Avionët izraelitë godasin Gazën
Avionët luftarakë izraelitë goditën me raketa zonën bujqësore Al-Qarara në qytetin Khan Yunis në jug të Gazës
Gaza
Avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror në një zonë bujqësore në jug të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet në rajon, avionët luftarakë izraelitë goditën me raketa zonën bujqësore Al-Qarara në qytetin Khan Yunis në jug të Gazës.
Sulmi në fjalë u ndërmor pas deklaratës së bërë nga ushtria izraelite se të dielën në mbrëmje një predhë rakete nga Gaza u lëshua në një zonë paralel në kufirin me Gazën dhe se u rrëzua nga sistemi i mbrojtjes ajrore "Kubeja e Hekurt".
Ndërkohë ende nuk janë dhënë informacione nëse ka apo jo të vdekur dhe të plagosur në sulm.
Po ashtu sulmi i pretenduar nga Izraeli ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.