Vesna Besiç
20 Janar 2018•Përditësim: 21 Janar 2018
VJENË (AA) - Në praninë e një numri të madh të qytetarëve në sallën Rathaus të kryeqytetit austriak Vjenë, u mbajt vallëzimi i 96-të i luleve, raporton Anadolu Agency (AA).
Vallëzimi i sivjemë u mbajt nën moton "loja e ngjyrave", kurse brendia e bashkisë së qytetit ishte dekoruar me lule të llojllojshme.
Ngjyrat kryesore të luleve janë e verdhë e çelët, e bardhë, kaltër e çelët dhe rozë. Fillimisht për dekorim u përdorën orhidetë me ngjyra të ndryshme si dhe tulipanë, trëndafila, karafilë dhe zambakë.