Bota

Australia do ta njeh shtetin e Palestinës

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi se do ta njohin shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) që do të mbahet në shtator

Dildar Baykan Atalay  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 11.08.2025
Australia do ta njeh shtetin e Palestinës

Ankara

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi se do ta njohin shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) që do të mbahet në shtator, transmeton Anadolu.

Albanese tha se vendi i tij ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës dhe se do ta zyrtarizojnë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

"Zgjidhja me dy shtete është shpresa e njerëzimit për të thyer ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t'i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza", theksoi Albanese.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi urinë në Gaza. "Situata në Gaza ka tejkaluar frikërat më të mëdha të botës. Qeveria izraelite vazhdon të sfidojë ligjin ndërkombëtar dhe të refuzojë të ofrojë ndihmë, ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për njerëzit e dëshpëruar, përfshirë fëmijët", tha kryeministri australian.

Duke hedhur poshtë komentet se vendimi për të njohur shtetin e Palestinës është thjesht simbolik, Albanese nënvizoi se "Ky vendim është kontribut i rëndësishëm për të arritur një vrull".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın