Recep Şakar
24 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
MELBURN (AA) – Të pastrehët të cilët autoritetet e qytetit dhe policia i zhvendosën para turnout të tenisit Australian Open, janë kthyer në rrugët e Melburnit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të pastrehët që kanë jetuar në rrugët e Melburnit, shërbimet e qytetit dhe policia filluan t’i zhvendosin më 16 janar, disa ditë para Australian Open. Jo shumë gjatë, të pastrehët janë kthyer në rajonin ku jetonin më parë.
Fjetja në rrugët e Melburnit nuk është në kundërshtim me ligjin, por ndalohet që në spërfaqet publike të kampohet.
Ata pohojnë se nuk kampojnë në rrugë dhe se e kanë patjetër të flenë jashtë, sepse nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa policia nuk ka autorizime të bëjë diçka për këtë çështje.