Recep Şakar
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
MELBURN (AA) - Mijëra persona kanë protestuar në Australi kundër vendimit të presidentit amerikan Doland Trump i cilin ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga disa vende muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta kundër vendimit të presidentit amerikan Trump është organizuar nga organizata joqeveritare, në mesin e të cilave edhe organizata islame, edhe atë në qytetet Melburn, Brisbane dhe Adelaide.
Protesta në Melburn është mbajtur para Bibliotekës Shtetërore me pjesëmarrjen e afërsisht dy mijë personave.
Protestuesit theksuan se Trump është duke vepruar në kundërshtim me parimet e themelimit të SHBA-ve.
Lideri i Partisë së Gjelbër senatori Richard Di Natale, në fjalimin gjatë protestës potencoi se ka ardhur koha ta kundërshtojnë presidentin Trump.
"Tani nuk është kohë të heshtim, por të veprojmë. Tani është kohë të ngritemi dhe ti themi Trumpit se 'dëshirat tona nuk përkojnë me dëshirat tua'", u shpreh Di Natale.