Emre Aytekin
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
MIAMI (AA) – Ish-presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, u arrestua në Florida të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Njësia e Policisë Gjyqësore, e Departamentit të Drejtësisë njoftoi se si rezultat i kërkesës së parashtruar të shtetit të Martinellit, dje ai është arrestuar në shtëpinë e tij në afërsi të Miamit.
Njoftohet se Martinelli po mbahet në burgun federale në Miami. Pritet që ish-presidenti Martinelli gjatë javës të dalë para gjyqit në seancën e ekstradimit.
Qeveria e Panamasë gjatë muajit shtator kishte kërkuar nga SHBA-të ekstradimin e Martinellit.
Martinelli akuzohet se gjatë periudhës 2009-2014 kur ai ka qenë president ka kryer veprat penale si spiunazhi ilegal kundër konkurrentëve politik dhe përgjimet e telefonave të më shumë se 100 personave në mesin e tyre politikanë, disidentë, gazetarë, biznesmenë dhe udhëheqësit e sindikatave. Lidhur me ish-presidentin ka edhe akuza të cilat nuk kanë lidhje me kërkesën e ekstradimit.
Martinelli nuk pranon akuzat, duke u shprehur se këto pretendime kanë për qëllim largimin e tij nga politika përgjithmonë.