Turgut Alp Boyraz
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtari izraelit që vrau një palestinez, i cili ishte i shtrirë në tokë në gjendje të plagosur në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor, kaloi në arrest shtëpiak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata ushtarake e Izraelit, mori vendim që ushtari izraelit Elor Azaria i cili në muajin shtator ishte dënuar me 18 muaj burg për shkak të vrasjes së palestinezit të plagosur dhe që mbahej në një bazë ushtarake të kalojë në arrest shtëpiak.
Bëhet e ditur se Azaria do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri në përgjigjen ndaj ankesës së tij kundër dënimit me burg. Ushtarit izraelit i është lejuar që të shtunave dhe të dielave të shkojë në sinagogë për adhurim, me kushtin që një pjesëtar i familjes të jetë pranë tij.
Sipas mediave izraelite, Azaria është pritur në shtëpinë e tij me tullumbace dhe pankarta me mbishkrime “Azaria lindi në liri”.
Elor Azari akuzohej për vrasjen e palestinezit Abdulfettah esh-Sherif, i cili ishte i shtrirë në tokë në gjendje të plagosur. Ngjarja ndodhi në mars të vitit të kaluar në qytetin El-Halid, ndërsa Azaria u shpall fajtor për veprën penale “për vrasje të paqëllimshme” me ç'rast gjykata ushtarake izraelite e kishte dënuar atë me 18 muaj burgim.
Më pas ministri i Brendshëm izraelit Arjeh Deri, ai i Arsimit Naftali Bennet dhe i Tregtisë Uri Ariel kërkuar faljen e Azarias.