Şenhan Bolelli
19 shkurt 2019•Përditësim: 19 shkurt 2019
MADRID (AA) - Babai dhe nëna e ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi, i cili karrierën politike e vazhdon si senator, është dhënë vendimi i arrestit shtëpiak me pretendimet për "fatura të rreme dhe falimentime mashtruese", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se ndaj babait Tiziano Renzi dhe nënës Laura Bovoli të ish-kryeministrit të Italisë si dhe ndaj biznesmenit Gian Franco Massone janë dhënë dënime me arrest shtëpie në kuadër të një hetimit të kryer ndaj tyre.
Pas vendimit të dhënë nga gjykata e Firenzes që kryen hetimin theksohet se policia e ka vendosur në arrestin shtëpiak familjen e Renzit dhe biznesmenin Massone.
Sipas pretendimeve mësohet se janë gjetur "fatura të rreme dhe falimentime mashtruese" në dy prej tre kompanive kooperative ku drejtues janë familja e Renzit dhe biznesmeni Massone.
Ndërkohë kundër vendimit për arrestin shtëpiak ndaj familjes së tij ka reaguar ish-kryeministri Renzi i cili gjatë viteve 2014-2016 ka kryer detyrën e kryeministrit në Itali dhe i cili që nga viti 2018 është zgjedhur si senator nga partia demokrate.
Duke anuluar prezantimin e librit në Torino dhe duke vajtur në Firenze, Renzi në një deklaratë në rrjetet sociale është shprehur se "Ata që i kanë lexuar këto pretendime më garantojnë se kurrë nuk kanë parë një ndëshkim kaq absurd dhe joproporcional. Unë kam besim të madh në drejtësinë italiane dhe mendoj se të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit. Kështu që unë jam i paduruar për zhvillimin e gjyqit në kohën më të shkurtër".