Dildar Baykan,Muhammet İkbal Arslan
03 Maj 2019•Përditësim: 05 Maj 2019
Armenët vazhdojnë pretendimet e tyre në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, por veprojnë në mënyrë "selektive" në kërkesat e hulumtuesve që dëshirojnë të punojnë për këtë temë në hulumtimin e arkivave armene. Arkivat e periudhës i mbajnë të mbyllura, ndërsa lejojnë qasjen në arkivat e tyre vetëm ndaj atyre që mbështesin tezat e tyre.
Armenia dhe diaspora e saj, ashtu siç çdo vit edhe këtë vit para dhe gjatë 24 prillit, vazhdoi propagandat e saj kundrejt Turqisë në arenën ndërkombëtare me pretendimet e vitit 1915, por nuk e tregojnë përpikërinë në lidhje me hapjen e arkivave dhe me përballjen e realitetit. Nga ana tjetër nuk i përgjigjen edhe kërkesës së Turqisë që për ndriçimin e ngjarjeve të periudhës të hapen arkivat dhe hulumtimin e dokumenteve nga ana e historianëve.
Qeveria armene pretendon se Arkivat Kombëtare në kryeqytetin Jerevan, janë të hapura, por mban të mbyllura të gjitha pjesët përveç atyre të cilat provojnë saktësinë e pretendimeve që i kanë.
Qëndrimi i njëjtë mund të haset edhe në arkiva tjera armene. Arkiva në Echmiadzin (Vagharshapat), Patriarkana e Armenisë dhe e Partisë Tashnak në Boston të SHBA-ve, është hapur vetëm për disa armenë dhe të huaj që mbështesin pretendimet armene. Ndërsa janë të mbyllura për historianë, akademikë, hulumtues dhe gazetarë që nuk janë armenë ose nuk mbrojnë tezat armene.
- Refuzohet kërkesa e gazetares së AA
Shembulli i fundit se jo gjithkush ka qasje në arkivat armene ndodhi në SHBA. Armenët nuk lejuan kërkesën e gazetares së Anadolu Agency (AA) për qasje në arkivat Tashnaksutyun në Boston.
Zyrtari i arkivave, George Aghjayan, i dha përgjigje të paqarta AA-së në lidhje me kërkesën për qasje në arkivat në fjalë. Ai pohoi se arkivat në raste normale janë të hapura për të gjithë ato që bëjnë hulumtime, por se "nuk mund t'i vlerësojmë të gjitha kërkesat për arsye të vazhdimit të dixhitalizimit dhe stafit të kufizuar".
Ai pretendoi se vitin e kaluar shumë hulumtues turq kanë arritur qasje në arkivat në Boston, por nuk i shpalosi emrat.
"Qëllimi ynë kryesor është të plotësojmë nevojën e akademikëve. Ka dallim mes një gazetari që dëshiron të bëj hulumtim dhe një akademiku", u shpreh ai, duke sinjalizuar se edhe pas procesit të dixhitalizimit nuk do të miratojnë kërkesën e AA-së.
- "Nuk ka problem në arkivat turke dhe osmane"
Edhe Doc. Dr. Mustafa Serdar Palabıyık, akademik në Universitetin TOBB ETÜ, Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, vlerësoi për AA çështjen e arkivave. Ai tha se Turqia dhe Armenia në mënyrë të ndërsjellë reciprokisht akuzojnë njëra tjetrën për mos hapjen e arkivave.
Ai thotë se arkivat turke dhe osmane deri në fillim të viteve 1990-ta nuk kanë qenë të klasifikuara mirë, por se më pastaj në vitet e 2000-ta arkivat turke janë modernizuar.
"Tashmë nuk është mundur që të flitet për ndonjë problem në arkivat turke dhe osmane. Shumë akademikë vendas dhe të huaj që e pranojnë tezën e gjenocidit armen, shumë lehtë mund të zhvillojnë hulumtime në arkivat osmane dhe t'i marrin dokumentet përkatëse", u shpreh ai.
Palabıyık theksoi se problemi kryesor fillon kur flitet për arkivat armene. Ai tregoi se një ndër arkivat armene që nuk janë të hapura për qasje është e Partisë Tashnak në Boston të SHBA-ve, parti e cila kishte rol aktiv në ngjarjet e vitit 1915 dhe trazirat armene në Perandorinë Osmane.
"Dokumenti i kësaj partie dhe një pjesë e dokumentit të Republikës së parë të Armenisë gjenden këtu. Prandaj ky dokument është një dokument kyç për ato që punojnë rreth ngjarjeve të 1915. Arkiva nuk është e hapur për ato me origjinë armene ose nuk mbrojnë tezat armene, njihet e hapur vetëm për ato që pretendojnë gjenocidin armen", theksoi Palabıyık.
Ai njoftoi edhe për një arkivë tjetër e cila në masë të madhe qëndron e mbyllur, ajo e Patriarkisë së Kudsit, në të cilën edhe hulumtuesit që mbrojnë tezën e gjenocidit armen përjetojnë vështirësi.
- "Në arkivat turke mund të zhvillojnë hulumtime edhe ato që i pranojnë pretendimet armene"
Palabıyık ndër të tjerat theksoi se në të gjitha arkivat kohë pas kohe mund të mbyllen për qasje, gjë që është normale, për arsye sigurie kombëtare ose procese të klasifikimit ose riparimin e dokumenteve.
"Në arkivat turke mund të zhvillojnë hulumtime edhe ato që i pranojnë pretendimet armene", theksoi ai.
Edhe historiani francez Maxime Gauin, i cili zhvillon punime si akademik mysafir në kuadër të Qendrës për Studime Euroaziatike (AVIM), tha se qasja në arkivat osmane dhe turke nga 1949 deri në vitet 2000-ta është zhvilluar ngadalë, ndërsa pastaj janë vërejtur zhvillime pozitive.
"Veçanërisht në vitet 2000-2007, në arkivat turke kishte zhvillime shumë serioze pozitive në aspektin e qasjes. Por nuk mund të vërehet ndonjë ndryshim pozitiv në aspektin e qasjes në arkivat armene", u shpreh Gauin.
Ai shpreson se do të ketë ndonjë ndryshim në qasje në Arkivat Kombëtare Armene që gjenden në Jerevan, ndërsa për ato në diasporë nuk shpreson se do të ketë ndonjë ndryshim pozitiv.