Bota

Arabia Saudite, pushimi për festën e Bajramit rritet në 23 ditë

Pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik

Ramazan Turgut  | 21.06.2017 - Përdıtësım : 22.06.2017
Arabia Saudite, pushimi për festën e Bajramit rritet në 23 ditë

Rijad

RIJAD (AA) – Me udhëzimin e mbretit Selman, pushimi për Bajramin e Ramazanit në Arabinë Saudite rritet në 23 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, njofton se pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik.

Dita e punës pas pushimit 23 ditor të Bajramit për shërbyesit civilë dhe personelin i cili vepron në institucionet ushtarake do të fillojë më 9 korrik, ditën e diel.

Ministria e Punës së pari kishte shpallur se pushimi për festën e Bajramit do të jetë 11 ditë, kurse më parë ishte shtyrë për pesë ditë dhe ishte zgjatur në 16 ditë.

Qytetarët e Arabisë Saudite, kanë pushime të gjata në Bajramin e Ramazanit dhe të Kurbanit, kurse përveç këtyre dy festave ata pushojnë vetëm në ditën kombëtare të tyre më 23 shtator. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın