Bota

Arabia Saudite mbështet misionin e Japonisë në Lindjen e Mesme

Të premten Japonia urdhëroi vendosjen e një gjuajtësi detar dhe dy avionë patrullues P-3C në Lindjen e Mesme, së bashku me 260 trupa të forcës së vetëmbrojtjes detare të Tokios

Rıyaz Khalıq  | 13.01.2020 - Përdıtësım : 15.01.2020
Arabia Saudite mbështet misionin e Japonisë në Lindjen e Mesme

Ankara

Mediat japoneze raportojnë se Arabia Saudite ka zgjeruar mbështetjen e saj për vendosjen e trupave japoneze në Lindjen e Mesme për të mbrojtur lundrimin e anijeve në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të premten Japonia urdhëroi vendosjen e një gjuajtësi detar dhe dy avionë patrullues P-3C në Lindjen e Mesme, së bashku me 260 trupa të forcës së vetëmbrojtjes detare të Tokios.

Agjencia e lajmeve Kyodo, e bazuar në Tokio, raportoi se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, shprehu mbëshetjen e tij të plotë ndaj vendimit të vendosjes së trupave japoneze gjatë një takimi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili qëndron për vizitë në Arabinë Saudite.

Përderisa dy liderët u pajtuan të koordinojnë ngushtë në garantimin e lundrimit të sigurt të anijeve në rajon, Abe bëri thirrje për uljen e tensioneve në rajon, në vazhdën e vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimanit në një sulm ajror amerikan më 2 janar.

Forcat japoneze do të bëjnë roje në Gjirin e Omanit, brezin verior të Detit Arabik dhe Ngushticën Bab el-Mandeb që lidh Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Gjatë takimit, siç raportojnë mediat japoneze, Abe dhe bin Salman “u pajtuan se përpjekjet kolektive janë të nevojshme për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme”.

“Një konflikt ushtarak në Lindjen e Mesme do të ketë ndikim të madh në paqen dhe stabilitetin global. Do të doja t’u kërkoja të gjitha vendeve të interesuara të përgjigjen ndaj situatës në një mënyrë të përmbajtur”, citohet t’i ketë thënë kryeministrit japonez princit saudit.

Abe qëndron në Lindjen e Mesme në një vizitë pesë ditore, në kuadër të së cilës do të vizitojë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin.

Japonia, ekonomia numër tre në botë, importon rreth 90 për qind të naftës së saj së papërpunuar nga Lindja e Mesme.

Thuhet se misioni japonez në rajon ndihmon në sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.