Bota

Arabia Saudite, mbi 1,7 milion besimtarë në Mekë për Haxhin

Numri i besimtarëve është rritur me shtatë për qind këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, që është më i lartë për 117.223 persona

Ekip  | 07.08.2019 - Përdıtësım : 07.08.2019
Arabia Saudite, mbi 1,7 milion besimtarë në Mekë për Haxhin

Rijad

Arabia Saudite të martën njoftoi se më shumë se 1.7 milion besimtarë kanë ardhur në Haxh këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Siç raporton agjencia shtetërore të lajmeve SPA, ku thotë se deri të hënën me transport ajror kanë mbërritur 1,664.974 besimtarë, 92.844 përmes rrugëve tokësore dhe 17,249 nga deti, gjithsej 1.775.067.

Po ashtu, theksohet se numri i besimtarëve është rritur me shtatë për qind këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, që është më i lartë për 117.223 persona.

Në ditët në vijim, bota islame do ta përqendrojë vëmendjen e saj në Mekë, ku fillon rituali i Haxhit për myslimanët. Gjatë Haxhit të vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare, numri i haxhinjëve ishte 2.371.675.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın