Arabia Saudite lëshon avionin e parë luftarak vendor
"Kisha kënaqësinë të inauguroj avionin më të fundit të avancuar, Hawk T-165, i cili u montua tërësisht në Mbretëri nga duart saudite", tha ministri i mbrojtjes

Ankara
Arabia Saudite lëshoi avionin e saj të parë luftarak të montuar në vend, Hawk T-165, raporton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se montimi i avionit është "i pari i këtij lloji" në mbretëri.
"Kisha kënaqësinë të inauguroj avionin më të fundit të avancuar, Hawk T-165, i cili u montua tërësisht në Mbretëri nga duart saudite", tha ministri i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman në një deklaratë të veçantë të postuar në X.
"Gjithashtu kisha kënaqësinë të lançoj identitetin e ri të flotës së avionëve Saudi Hawk me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj", shtoi bin Salman.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.