Bota

"Arabia Saudite hakoi telefon me ndihmën e kompanisë izraelite"

Një përfaqësues i kompanisë Cellebrite me seli në Izrael mbërriti në Riad nga Londra me një fluturim komercial në nëntor 2019 "për të hakuar një telefon në zotërim të Ministrisë së Drejtësisë të Arabisë Saudite", thuhet në raportim

Ekip   | 17.09.2020
"Arabia Saudite hakoi telefon me ndihmën e kompanisë izraelite"

Ramallah

Një kompani izraelite i siguroi Arabisë Saudite shërbime teknologjike për të hakuar një telefon celular, njoftoi sot portali izraelit TheMarker, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një përfaqësues i kompanisë Cellebrite me seli në Izrael mbërriti në Riad nga Londra me një fluturim komercial në nëntor 2019 "për të hakuar një telefon në zotërim të Ministrisë së Drejtësisë të Arabisë Saudite", thuhet në raportimin e portalit.

Kompania u kërkoi autoriteteve saudite që të pranonin përfaqësuesin e saj në aeroport për të përfunduar procedurat e arritjes së tij pa vula në pasaportën e tij dhe pa inspektimin e pajisjeve të tij elektronike.

Ai tha se kërkesa e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Riad ishte që të hakohej një telefon Samsung S10 dhe kur puna përfundoi, përfaqësuesi fluturoi përsëri në Londër.

Portali TheMarker nuk identifikoi pronarin e telefonit.

Në raportim thuhet se Cellebrite nuk është kompania e vetme izraelite që ofroi shërbime për hakim ose shërbime të tjera të sigurisë kibernetike në Arabinë Saudite, por është e vetmja kompani që punon pa mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Gjithashtu theksohet se Cellebrite ishte e angazhuar në Arabinë Saudite në kohën e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi më 2 tetor 2018 në Stamboll.

Sipas TheMarker, në atë kohë një kompanie tjetër kibernetike izraelite, NSO, u akuzua se i ka ofruar Princit të Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, shërbime të hakimit të celularëve.

Megjithatë, akuzat u mohuan nga NSO, por ajo vazhdoi të bashkëpunonte me Arabinë Saudite.

Arabia Saudite nuk ka lidhje diplomatike ose zyrtare me Izraelin, ndryshe nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, të cilët nënshkruan marrëveshje normalizimi të martën me Tel Aviv nën sponsorizimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın