Ayşe Aktaş
05 Janar 2018•Përditësim: 07 Janar 2018
ANKARA (AA) – Kompania teknologjike Apple me qendër në SHBA ka njoftuar se lëshimet “Meltdown” dhe “Spectre” në procesorët e prodhuar nga Intel dhe kompani të tjera, kanë prekur të gjitha sistemet MAC, sistemet operative mobile të Apple dhe pajisjet iOS, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e kompanisë bëhet e ditur se në përditësimet e publikuara gjenden përmirësime për lëshimin “Meltdown” ndërkaq për përmirësimin e “Spectre”, së shpejti do të përditësohet shfletuesi Safari.
Apple nuk ka marrë të dhëna që është abuzuar me lëshimin, ndërkaq bëhet e ditur se ora e mençur Apple Watch nuk është ndikuar nga “Meltdown” dhe “Spectre”.
Mësohet se nga lëshimet e sigurisë janë prekur dhe sistemet operative Google dhe Android dhe se për t'u mbrojtur, përdoruesit duhet të shkarkojnë përditësimet e fundit të sigurisë.
Dje, nga ekspertët e sigurisë të Google është publikuar njoftimi për lëshimet serioze të sigurisë në procesorët e prodhuar nga Intel dhe kompanitë tjera. Megjithatë, u kuptua që Inteli ka qenë i njoftuar për këto lëshime që në muajin qershor.