Emel Öz Gözellik
12 Korrik 2017•Përditësim: 13 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Në Antarktidë është shkëputur akulli një trilion ton, katër herë sa sipërfaqja e Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "The Telegraph", shkencëtarët e Universitetit Swansea në Uells, një ajsberg në Antarktidën Perëndimore, 4 herë sa sipërfaqja e Londrës është shkëputur.
Ekipi i hulumtimeve të Universitetit Swansea bëri të ditur se shkëputja e ajsbergut prej 5 mijë e 800 kilometra katrorë nga masa e akullit Larsen C në Antarktidë, e cila vëzhgohej një periudhë të gjatë, është incizuar nga sateliti Aqua i Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA).
Njoftohet se masa e e akullit Larsen C me shkëputjen e ajsbergut një trilion tonësh është zvogëluar për 12 për qind.
Profesori Adrian Luckman nga Universiteti Swansea tha se “Ne e prisnim këtë shkëputje për një kohë të gjatë. Do të vazhdojmë të ndjekim ajsbergun. Ky është ajsbergu më i madh i shkëputur deri më tani”.