Gamze Türkoğlu Oğuz
02 Dhjetor 2019•Përditësim: 03 Dhjetor 2019
Gjiganti i tregtisë elektronike, Amazon, ka hequr nga faqja e saj "zbukurimet e Krishtlindjeve" dhe produktet e tjera që kanë imazhe të kampit të koncentrimit Auschwitz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i Amazon erdhi pasi Muzeu Shtetëror Auschwitz-Birkenau i bëri thirrje kompanisë të largohen produktet me imazhe të kampit të koncentrimit, përfshirë një hapës shishesh dhe një fletë për vendosjen e miut kompjuterik.
Muzeu e ka cilësuar si "të papërshtatshme, shqetësuese dhe mungesë respekti" shitjen e zbukruimeve të Krishtlindjeve me imazhe të Auschwitz-it.
Thirrjet e muzeut u pasuan nga një sërë reagimesh protestuese në rrjetin social Twitter, me çka Amazon njoftoi largoi nga faqja e saj produktet në fjalë, duke deklaruar se "të gjithë shitësit duhet t'i respektojnë rregullat e shitjes".
Edhe nga faqja tjetër e tregtisë elektronike, Wish Shopping, është kërkuar t'i largojë produktet e ngjashme.
Ndryshe, 1,1 milionë njerëz, shumica dërrmuese hebrenj, u vranë në kampin e koncentrimit Auschwitz-Birkenau në Poloninë e okupuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.