Gamze Türkoğlu Oğuz
05 Dhjetor 2018•Përditësim: 06 Dhjetor 2018
LOS ANGELES (AA) – Aktori dhe komediani amerikan Kevin Hart do të udhëheq ceremoninë e ndarjes së 91-të të çmimeve Oscar, që do të mbahet në Los Angeles të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktori në Instagram shkroi se në këtë mënyrë i është realizuar ëndrra shumëvjeçare. Atij i dëshiruan “mirëseardhje në familje” edhe anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit.
Ndarje e çmimeve Oscar do të bëhet më 24 shkurt. Hart u bë i njohur me filmat "Ride Along", "Jumanji: Welcome to the Jungle" dhe "Night School".