Beyza Binnur Dönmez
03 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Aktori Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock” tha se ai dhe familja e tij janë duke u shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Instagram të mërkurën, aktori tha se janë infektuar me virusin tri javë më parë. Ai tha se ka shumë të ngjarë nga miq të ngushtë të familjes.
"Mund t'ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira që na është dashur të rezistojmë si familje", tha ish-ylli i World Wrestling Entertainment.
Ai dhe bashkëshortja e tij Lauren Hashian, tha Johnson, e kaluan procesin më rëndë sesa dy të vegjlit e tyre të moshës 2 dhe 4 vjeç, të cilët treguan vetëm simptoma të lehta.
Johnson u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë të disiplinuar, të rrisin sistemin e tyre imunitar, të mbajnë maskë.
Një nga aktorët më të paguar, Johnson ka qenë një mundës profesionist i suksesshëm para se të kthehej te aktrimi. Ai është i njohur për filma të tillë si The Scorpion King dhe Jumanji.