Bota

Aktori amerikan Bruce Willis diagnostikohet me demencë

Aktori 67-vjeçar, i cili aktualisht vuan nga afazia e cila ka përparuar, është diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD), tha familja e tijbot

Mücahit Oktay  | 17.02.2023 - Përdıtësım : 17.02.2023
Aktori amerikan Bruce Willis diagnostikohet me demencë

New York

Aktori i famshëm amerikan Bruce Willis është diagnostikuar me demencë, njoftoi familja e tij, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga familja në rrjetet sociale thuhet se aktori 67-vjeçar, i cili aktualisht vuan nga afazia e cila ka përparuar, është diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD) dhe se “është ngushëlluese të kesh një diagnozë të qartë” për gjendjen e aktorit të njohur e cila e pengon ndjeshëm aftësinë e tij për të komunikuar.

“Aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen. Shpresojmë që realiteti të mund të ndryshojë në vitet e ardhshme. Ndërsa gjendja e Bruce-it përparon, shpresojmë që vëmendja e mediave të mund të përqendrohet në ndriçimin e kësaj sëmundjeje, e cila kërkon shumë më tepër ndërgjegjësim dhe hulumtim”, thuhet në njoftim.

Aktori amerikan u largua nga aktrimi në mars të vitit 2022 për shkak të afazisë.

Willis, i cili filloi të aktrojë në Broadway në fund të viteve 1970, ka luajtur në dhjetëra filma të shquar gjatë karrierës së tij gjysmëshekullore, si “Moonlight”, “Pulp Fiction” dhe “Die Hard”.

“Assassin”, filmi i fundit artistik me protagonist Bruce Willis-in, do të shfaqet në kinema më 31 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın