29 Mars 2018•Përditësim: 29 Mars 2018
AFRIN (AA) - Sarp Özer
Forcat e Armatosura Turke (TSK) që po vazhdojnë punimet e kërkimit në Afrin, i cili u pastrua nga terroristët në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në qendrën e qytetit gjetën një tunel 30 metrash ku prodhoheshin betonet të cilat përdoreshin në ndërtimin e tuneleve dhe të pozicioneve, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdon operacioni "Dega e Ullirit", i cili nisi më 20 janar me qëllim të vendosjes së sigurisë përgjatë kufirit dhe në rajon si dhe neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it në Afrin, në veriperëndim të Sirisë, si dhe të shpëtimit të popullit mik dhe vëlla të rajonit nga presioni dhe persekutimi i pjesëtarëve të organizatës terroriste.
%2F20180329_2_29518571_32178749.jpg)
Trupat e TSK-së të cilët në kuadër të operacionit pastruan Afrinin nga pjesëtarët e organizatës terroriste, po i neutralizojnë edhe eksplozivët të vendosura nga terroristët në qendrën e qytetit.
Forcat turke gjatë kërkimeve zbuluan edhe tunelet e hapura dhe ndërtesat e përdorura nga terroristët. Në këtë kuadër u gjet objekti ku prodhohen blloqet e përdorura për ndërtimin e tuneleve dhe të pozicioneve nga terroristët.
Në fushën ku kishte kallëpe të gatshme, terroristët prodhonin blloqe betoni në këto kallëpe dhe ato i përdornin në ndërtimin e tuneleve dhe të pozicioneve.
Në hapësirë tërhoqën vëmendjen edhe makinat e djegura të punës, kurse shihet edhe se makinat janë djegur me qëllim të pengimit që avionët pa pilot të mos arrijnë të marrin pamje.
- Në qendrën e qytetit tunel prej 30 metrash
Gjatë kërkimeve në qendrën e Afrinit po ashtu u zbulua një tunel i cili lidh dy ndërtesa nga nëntoka, të cilat nga terroristët përdoreshin si pozicione. Tuneli në gjatësi prej afro 30 metrash që ndodhet në qendër të qytetit, është ndërtuar me blloqet prej betoni të vendosura në një gropë të gjerë të gërmuar nga terroristët.
%2F20180329_2_29518571_32178752.jpg)
Forcat e sigurisë realizuan kërkimin e minave edhe në këtë tunel të konfiskuar.