Sayed Khodaberdi Sadat
04 Nëntor 2018•Përditësim: 05 Nëntor 2018
KABUL (AA) – Në provincën Herat në perëndim të Afganistanit janë konfiskuar 13 ton drogë, e cila është asgjësuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori policor në Herat, Aminullah Amarhil ka njoftuar se 13 ton drogë e konfiskuar për 8 muaj në Herat është asgjësuar. Ai bëri të ditur se 454 persona që bënin trafikimin e drogës janë arrestuar.
Amarhil tha se trafikantët janë përpjekur që substancat narkotike t’i fusin në shtetet fqinje nëpërmjet Heratit.