Sayed Khodaberdi Sadat
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
KABUL (AA) - Në provincën afgane Nangarhar janë kapur tre sulmues vetëvrasës të cilët kishin përgatitur sulm, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Nangarharit, Gulab Mangal për AA tha se në Xhalalabad janë arrestuar tre terroristë të cilët kishin përgatitur sulm.
Është konfiskuar një automobil ku ndodhej eksplozivi.
Mangal tha se një nga sulmuesit ishte me origjinë nga Pakistani dhe se me kapjen e terroristëve u parandalua një fatkeqësi e madhe.
Ai shtoi se është nisur një hetim për të përcaktuar se cilës organizatë terroriste ata i përkasin.