Ekip
16 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Së paku 9 ushtarë afganë janë vrarë mbrëmjen e së mërkurës në një sulm të talebanëve mbi post-bllokun e tyre të kontrollit në provincën Logar në kufi me kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dedar Lawang, zëdhënësi i guvernatorit të provincës, për AA tha se incidenti ndodhi në qarkun Sark të provincës.
Ai tha se dhjetëra kryengritës talebanë organizuan sulmin, duke shtuar se, "Sulmi u zbraps dhe u vranë 'dhjetëra' talebanë. Për fat të keq ne kemi 9 ushtarë të martirizuar".
Ende nuk është pretenduar për përgjegjësi ndaj sulmit.
Kjo vjen pasi presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani të mërkurën sërish bëri thirrje deri tek talebanët për armëpushim mes pandemisë së koronavirusit në vend.
"Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, veçanërisht disa vende të rajonit, u kanë bërë thirrje palëve në konflikt për armëpushim, në mënyrë që të sigurojnë ndihma humanitare për ata që janë prekur nga kriza. Unë u bëj thirrje talebanëve që t'i përgjigjen pozitivisht thirrjes së ligjshme të OKB-së, vendeve të rajonit, njerëzve të Afganistanit dhe qeverisë për t'i dhënë fund luftës dhe armëpushimit", tha Ghani në një fjalim televiziv.
Sot autoritetet shëndetësore në Afganistan konfirmuan gjithsej 840 raste me koronavirus deri më tani, me 30 viktima dhe 54 të shëruar.