Ali H. M.Abo Rezeg
14 Nëntor 2017•Përditësim: 14 Nëntor 2017
BAGDAD (AA) – Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka deklaruar se masat e qeverisë në zonat e kontestuara me Administratën Rajonale Kurde (ARK) u shërbejnë në mënyrë më të mirë kurdëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e tij erdhën gjatë një takimi mes kryeministrit al-Abadi dhe kreut të misionit të OKB-së në Irak, Jan Kubis.
Zyra e kryeministrit al-Abadi, përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur se takimi trajtoi masat e qeverisë për të ngarkuar autoritetin e qeverisë federale në zonat kontestuese, aeroportet dhe kalimet kufitare.
Nga atje theksojnë se në takim poashtu është disktutuar kthimi i banorëve të zhvendosur dhe ndihma e OKB-së për të rikthyer stabilitetin në zonat e rimarra nga grupi terrorist DEASH.
Në muajin shtator, ARK mbajti një referendum kundërshtues mbi shkëputjen rajonale kurde, një votim i qortuar nga Bagdadi si i paligjshëm.
Votimi u kritikua në atë kohë nga shumica e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, me shumë paralajmërime se do të shpërqendronte luftën e vazhdueshme të Irakut kundër terrorizmit dhe do të destabilizonte më tej rajonin.
Javëve pas votimit, forcat e qeverisë irakiane lëvizën në disa pjesë “të diskutueshme” të vendit midis Bagdadit dhe ARK me bazë në Erbil, duke përfshirë provincën e Kirkukut të pasur me naftë.