13 shtator 2017•Përditësim: 14 shtator 2017
STAMBOLL (AA) - Levent Tok
Në luftën e brendshme në Siri e cila ndodhet në vitin e shtatë, 37 për qind e vendit ndodhet nën pushtimin e organizatave terroriste DEASH dhe PKK/PYD, kjo e fundit me mbështetjen e SHBA-ve në 5 muajt e fundit ka zgjeruar me 2 për qind rajonin e pushtuar prej saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas matjeve të hartës që AA ka kryer, në territorin prej afërsisht 185 mijë kilometër katrorë në Siri, theksohet se organizatat terroriste DEASH dhe PKK/PYD kanë nën pushtim 37 për qind të territorit të përgjithshëm të vendit.

DEASH-i i cili ka pushtuar rreth 27 mijë kilometër katrorë, ka nën kontroll ende 14 për qind të vendit. Organizata terroriste DEASH të cilën operacioni "Mburoja Eufratit" e largoi nga kufiri i Turqisë vazhdon ende praninë në lindje të vendit, në kufirin me Irakun dhe në lindje të rajoneve Dera dhe Hama në zonë e shkretëtirës të Humus-it. Në operacion u pastrua një territor 2.600 kilometër katrorë nga DEASH-i dhe PKK/PYD-ja.
Rritet pushtimi i PKK/PYD-së
Territori prej 41 mijë kilometër katrorë nën kontrollin e PKK/PYD-së përbën afërsisht 23 për qind të territorit të vendit. Në 5 muajt e fundit organizata terroriste ka marrë nën kontroll me mbështetjen e SHBA-ve 2.500 kilometër katrorë, ku gjithashtu organizata ka nën kontroll 65 për qind të kufirit Siri-Turqi.
PKK/PYD në veri të Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë ka nën pushtim rajonin Haseke në lindje, pjesën veriore të qytetit Raka, zonën Munbixh në lindje dhe zonën Afrin në veriperëndim të Halepit.
Territori i regjimit 46 për qind
Sipas matjeve, regjimi i Asadit i cili ka përparuar kohët e fundit në Halep, Raka dhe Dejrizor ka nën kontroll një territor prej 85 mijë kilometër katrorë, i cili përbën 46 për qind të Sirisë.
Ndërsa opozitarët dhe grupet ushtarake kundër regjimit të cilët tregojnë një strukturë të fragmentuar kanë nën kontroll 17 për qind të të gjithë territorit.