Eshat Fırat
02 Nëntor 2017•Përditësim: 03 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) - ESAT FIRAT
Kanë kaluar mbi 100 vjet nga "Deklarata Balfourit", e cila ka hedhur themelet për krijimin e shtetit izraelit në tokat palestineze, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në letrën të cilën Sekretari i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Arthur James Balfour, ia shkroi 100 vite më parë si sot (më 2 nëntor të vitit 1917) Lordit Walter Rothschild, njërit nga figurat e shquara të lëvizjes cioniste premtonte formimin e një "atdheu" për hebrenjtë në territoret palestineze.

Pas letrës së shkruar në kuadër të fushatës së zhvilluar me temë "Mos vendosni popullin pa atdhe, në atdheun pa popull" nisi një emigrim i madh hebre në territoret historike palestineze.
Britania e cila fillimisht i premtoi Mbretërisë Arabe emirit të Mekës Husein bin Ali dhe më pas me marrëveshjen Sykes-Picot ndau me Francën territoret e Shtetit Osman, përgatiti rrugën për formimin e shtetit izraelit në territoret historike palestineze që mbante nën okupim që para procesit të Mandatit të Lidhjes së Kombeve.
Gjithashtu Britania me letrën e shkruar 100 vite më parë nga Balfour bëri "atdhe" për hebrenjtë territoret palestineze që qeveriseshin me procesin e Mandatit të Lidhjes së Kombeve dhe më pas hapi rrugën për formimin e shtetit ndërsa në votimin e zhvilluar në vitin 2012 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për përcaktimin e Palestinës si shtet ajo abstenoi në votim.
Shteti i kryeministres Theresa May e cila në një deklaratë të saj ka thënë se "Janë krenar për rolin e tyre në themelimin e shtetit izraelit dhe se do të festojnë me krenari përvjetorin e 100-të të Deklaratës së Balfourit" 100 vite më parë duke injoruar popullin e Palestinës ka përgatitur bazën për themelimin në vitin 1948 të shtetit të Izraelit në territoret e Palestinës.
Çfarë është Deklarata e Balfourit, çfarë ka shkaktuar?
Letra që "premtonte një atdhe për hebrenjtë në territoret e Palestinës" të cilën Sekretari i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Arthur James Balfour, ia shkroi në vitin e tretë të Luftës së Parë Botërore, Baronit Walter Rothschild, njërit prej emrave të shquar të lëvizjes cioniste, u bë e njohur në histori si "Deklarata e Balfourit". Deklarata konsiderohet si momenti më i rëndësishëm historik në drejtim të krijimit të shtetit izraelit.
Deklarata e përgatitur si rezultat i shkrimeve reciproke mes Rothschildit dhe Balfourit synonte të ndikonte tek diaspora hebreje për të cilën Britania besonte se ajo është e fuqishme në SHBA-në e cila sapo ishte përfshirë në luftë.
"I dashur Lord Rothschild. Kam shumë kënaqësi t'ju përcjell deklaratën e mëposhtme, e cila në emër të Qeverisë së Madhërisë së Tij i është dorëzuar kabinetit dhe është pranuar, dhe e cila me simpati i ka pritur kërkesat hebreje cioniste". Me këto fjalë fillonte deklarata, e cila më tej vazhdon:
"Qeveria e Madhërisë së Tij e sheh të përshtatshëm krijimin në Palestinë të një atdheu kombëtar për popullin hebre dhe do të bëjë përpjekjet më të mira për të lehtësuar arritjen e këtij objektivi, duke u kuptuar qartë se nuk do të bëhet asgjë që mund të dëmtojë të drejtat civile dhe fetare të bashkësive johebraike në Palestinë ose të drejtat dhe statusin politik të gëzuar nga hebrenjtë në çdo vend tjetër".
Letra, të cilën Balfouri e përfundon me shprehjen: "Do të jem mirënjohës që këtë deklaratë t'ia prezantoj Federatës Cioniste", më vonë mori edhe mbështetjen e Italisë, Francës dhe SHBA-ve.
Rritja e migrimit hebre në trojet palestineze
Një javë pas shkrimit të Deklaratës së Balfourit më 2 nëntor të vitit 1917, deklarata u shpërnda në shtyp. Në Deklaratë zuri vend edhe Traktati i Sevrës, i nënshkruar nga Shteti Osman në fund të luftës. Kjo deklaratë po ashtu përbënte themelet e qeverisjes (Mandatit të Lidhjes së Kombeve) britanike në trojet palestineze, i cili u miratua në vitin 1922 në Lidhjen e Kombeve.
Në Palestinën nën mandatin britanik, mes viteve 1920 dhe 1940 u përshpejtua migrimi hebre dhe së fundmi ai u rrit edhe më shumë për shkak të holokaustit të realizuar nga nazistët ndaj hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë këtij procesi, palestinezët u përpoqën ta kundërshtojnë rritjen e popullsisë hebreje në trojet e tyre. Megjithatë, pas tërheqjes së britanikëve nga Palestina me përfundimin e mandatit, në vitin 1948 u realizua themelimi i shtetit izraelit, gjë të cilën palestinezët e përkujtojnë si Nakba (Fatkeqësia e madhe).
Me themelimin e shtetit izraelit pas tërheqjes së britanikëve nga Palestina, procesi i okupimit u intensifikua edhe më shumë ku qindra mijëra palestinezë u dëbuan nga vendlindja dhe u shkaktuan humbje të mëdha në jetë dhe pasuri.
Shteti izraelit i themeluar në territoret historike palestineze në procesin e udhëhequr nga Balfour, ende i trajton si "Atdhe pa popull" rajonet në të cilat aktualisht jetojnë palestinezët, ku më shumë se gjysmën i ka detyruar të migrojnë.