Ekip
27 Mars 2019•Përditësim: 28 Mars 2019
Pas aderimit në New York për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të robotikës, ekipi i vajzave nga shkolla fetare turke Imam-Hatip synon arritje të mëdha.
Ekipi i përbërë nga nxënës të sektorit për shkencë pranë shkollës së mesme fetare Imam-Hatip do të merr pjesë në garën për robotë “FIRST”, që do të mbahet nga 24 deri 27 mars në qytetin New York të SHBA-ve.
Pas aderimit në New York për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të robotikës, ekipi i vajzave nga shkolla fetare turke Imam-Hatip synon arritje të mëdha. Ekipi i përbërë nga nxënës të sektorit për shkencë pranë shkollës së mesme fetare Imam-Hatip do të merr pjesë në garën për robotë “FIRST”, që do të mbahet nga 24 deri 27 mars në qytetin New York të SHBA-ve. ( Atılgan Özdil - Anadolu Agency )
“Ne kemi filluar që të shohim frytet e përpjekjeve tona në shkencë dhe teknologji në shkollat për Imam-Hatip”, thotë për Anadolu Agency (AA) Faik Tanrikulu, udhëheqësi i sektorit për marrëdhënieve me publikun në fondacionin ONDER për të diplomuarit nga shkollat Imam-Hatip.
Tanrikulu tha se ekipi i quajtur Techtolia, që aludon në rajonin turk Anatolia, është ekipi i vetëm nga Turqia qo po merr pjesë në këtë garë dhe do të përfaqësoj vendin në “mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Fondacioni ONDER i jep prioritet të lartë shkencës dhe teknologjisë pasi ne kemi trashëgimi shkencore të trashëguar nga Al Jazari, Mariam al-Asturlabi dhe në kohërat moderne nga Aziz Sancar (laureati për çmimin Nobel në vitin 2015)”, tha Tanrikulu, duke theksuar përpjekjet për të promovuar shkencën.
Tanrikulu foli edhe për arritjet e fondacionit në të kaluarën, me një grup të ngjashëm pjesëmarrësish në një garë në Kinë në vitin 2018 që arriti në finalet e disa fushave duke përfshirë robotikën inteligjente dhe prerjet me laser, si dhe fitoi çmime për aplikacion, prezantim dhe punë në ekip.
Shkollë për gjuhë të huaja dhe shkencë
Tanrikulu sqaroi se shkollat Imam-Hatip pranojnë studentë të suksesshëm akademikë të interesuar në shkencë, të cilët fokusohen në mënyrë intensive në shkencë dhe gjuhë të huaja.
Ai theksoi se studentët një vit i përkushtohen përgatitjeve për gjuhë të huaja, duke u shprehur i sigurt se në fund çdonjëri krahas gjuhës amtare flet rrjedhshëm të paktë një gjuhë të huaj (rusisht, spanjisht, gjermanisht, arabisht apo anglisht).
Shkollat Imam-Hatip jashtë Turqisë
Shkollat Imam-Hatip janë themeluar edhe jashtë Turqisë për të ofruar edukimin për fëmijët e turqve që jetojnë jashtë vendit.
“Nga Shqipëria deri në Tanzani, ekzistojnë 54 shkolla Imam-Hatip jashtë Turqisë. Si në vendet islame ashtu edhe në vendet tjera ku jetojnë muslimanët, ekzistojnë shkolla që zbatojnë modelin e shkollave për Imam-Hatip të formuluar nga grupet e shoqërisë civile”, sqaroi Tanrikulu, duke shtuar se programet mësimore dhe materialet arsimore ofrohen nga Turqia.