Bota

“Princi saudit i kurorës urdhëroi vrasjen e Khashoggit”

Në pretendimet e CIA-s thuhet se "CIA ka arritur në rezultatin se princi saudit Muhammed bin Selman urdhëroi vrasjen e Khashoggit"

Dildar Baykan  | 17.11.2018 - Përdıtësım : 17.11.2018
“Princi saudit i kurorës urdhëroi vrasjen e Khashoggit”

Washington

WASHINGTON (AA) - Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-ve (CIA) ka arritur në përfundim se princi saudit i kurorës, Muhammed bin Selman, ka dhënë urdhrin për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të gazetës Washington Post të cilin e bazon mbi personat që kanë informacione lidhur me ngjarjen, në pretendimet e CIA-s thuhet se "CIA ka arritur në përfundim se princi saudit Muhammed bin Selman urdhëroi vrasjen e Khashoggit". 

Për vlerësimet e CIA-s, për të cilin zyrtarët kanë thënë se "kanë besueshmëri të lartë", theksohet se kjo është përcaktimi më i qartë deri më sot që lidh princin Muhammed bin Selman me vrasjen dhe se kjo ka vendosur në vështirësi përpjekjet e qeverisë Trump për të mbuluar lidhjet e Muhammed bin Selman. 

- "Ambasadori saudit në Washington drejtoi Khashoggin për të vajtur në Stamboll"

Theksohet se në arritjen e këtij vlerësimi, CIA ka shqyrtuar shumë burime të inteligjencës duke përfshirë edhe një bisedë telefonike të zhvilluar mes Khashoggit dhe ambasadorit saudit në Washington, Halid bin Selman, i cili është edhe vëllai i princit saudit, Muhammed bin Selman.

Sipas pretendimeve nga shërbimet inteligjente amerikane, në bisedën telefonike të përgjuar mësohet se Halid bin Selman, i ka thënë Khashoggit që të shkojë në konsullatën e Stambollit për të marrë dokumentet dhe kjo do të jetë e sigurtë.

Zyrtarët kanë theksuar se nuk kanë dijeni nëse Halid ka qenë apo jo i informuar për krimin, por se është e përcaktuar qartë se këtë bisedë ai e ka kryer duke u drejtuar nga Muhammed bin Selman.

Zëdhënësja e Ambasadës së Arabisë Saudite në Washington, Fatimah Baeshen, në një deklaratë ka pretenduar se Halid nuk ka zhvilluar një bisedë telefonike me Khashoggin për vajtjen e tij në konsullatë dhe se rezultatet e CIA-s janë të "gabuara".

Nga ana tjetër, shqyrtimi i CIA-s, duke marrë parasysh pozicionin e princit saudit në vend, vuri në dukje se autoritetet amerikane kanë bërë përcaktimin se "pozicioni i princit saudit, tregon se është e pamundur kryerja e këtij krimi pa dijeninë ose përfshirjen e Bin Selman". 

Analistët e CIA-s, janë shprehur se ata besojnë që pavarësisht vrasjes së Khashoggit, princi saudit Muhammed bin Selman nuk ka rrezik të humbasë fronin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın