Erdoğan Çağatay Zontur
17 gusht 2020•Përditësim: 18 gusht 2020
Izraeli dhe Sudani mund të nënshkruajnë marrëveshje normalizimi në të ardhmen e afërt, bëri të ditur të dielën ministri i Inteligjencës i Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Marrëveshja e normalizimit me Sudanin do të ndodhë së shpejti. Kjo marrëveshje historike mund të nënshkruhet para vitit të ri", tha Eli Cohen për KAN, Korporatën e Transmetimeve Publike izraelite, në vazhdën e marrëveshjes së diskutueshme të javës së kaluar me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
EBA është shteti i parë i Gjirit dhe kombi i tretë arab që vendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin pas Egjiptit dhe Jordanisë.
Përkundër raportimeve që marrëveshja ndaloi planin kontrovers të Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për planin e aneksimit.
Grupet palestineze e shpallën të pavlefshëm marrëveshjen, duke thënë se ajo nuk bën asgjë për t'i shërbyer çështjes palestineze dhe injoron të drejtat e palestinezëve.