Erbil Başay
15 Korrik 2021•Përditësim: 15 Korrik 2021
Është rritur në 42 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë në rajonet Rheinland-Pflaz dhe North Rhine-Westphalia që ndodhen në perëndim të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Gjermane e Lajmeve, duke cituar policinë e Këlnit, tha se numri i njerëzve që kanë humbur jetën në rajonin e Këlnit për shkak të përmbytjeve është rritur në 20.
Policia ka njoftuar se 15 njerëz humbën jetën në Euskirchen, 3 në Rheinbach dhe 2 në qytetin e Këlnit, duke shtuar se ende nuk janë tërhequr të gjithë trupat e identifikuar.
Nga ana tjetër, siç raportohet, numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjes në qytetin Bad Neuenahr-Ahrweiler në provincën Rheinland-Pfalz është rritur në 18.
Më parë ishte njoftuar se 4 persona vdiqën në përmbytjet në qytetet Solingen dhe Kamen dhe rajonin Sauerland.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar në zonën e prekur.