Fatma Esma Arslan
30 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Dhjetor 2015
PARIS (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fjalimin e saj të cilën e mbajti në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP21), tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e samitit, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel e cila theksoi se në të kaluarën shtetet e zhvilluara e kanë ndotur botën, dhe për ta mbajtur të pastër të ardhmen përsëri këto shtete duhet të marrin përsipër detyrat e tyre u shpreh se: "Prej këtu duhet ti dërgojmë një mesazh botës që do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e planetit. Duhet ta reduktojmë emetimin e karbonit në botë, në transport, energji dhe ngrohje".
"Kemi për qëllim që të reduktojmë 70 përqind të absorbimit të gazit të serës"
Ndërsa presidenti rus, Valdimir Putin duke folur për përpjekjet e shtetit të tij për ngadalësimin e efekteve të ngrohjes globale, tha se Rusia ka parandaluar emetimin e 40 miliardë tonë të dyoksidit të karbonit në atmosferë, dhe se kanë për qëllim që të reduktojnë 70 përqind të absorbimit të gazit të serës.