Amina Zorniç
08 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
NEW YORK (AA) – Gazetarja e rrjetit egjiptian televiziv "Youm7" Shaima Adbel Moneim, kohëve të fundit është objekt përqeshjes dhe një nga top temat e diskutimit në rrjetet sociale pasi në ndarjen e çmimit Oscar “pandërprerë” i ka parashtruar pyetjen aktorit të famshëm hollywoodian Leonardo DiCaprio, raporton Anadolu Agency (AA).
DiCaprio, i cili atë mbrëmje fitoi çmimin Oscar për rolin më të mirë në filmin “The Revenent” të regjisorit Alejandro Inarritu, pas marrjes së çmimit së bashku me Inarritu drejtoi skenën ku u organizua konferenca për media. Në mesin e shumë gazetarëve të botës, Moneim fitoi rastin që të parashtrojë pyetje.
Pasi e përshëndeti, tha se është gazetarja e parë egjiptiane e cila raporton nga ceremonia e ndarjes së Oskarit. “Dhe çfarë me Oscar-in tënd të parë?” pyeti gazetarja me një “anglishte të rëndë", aktorin. Pas “një heshtjeje”, DiCaproi duke buzëqeshur ka thënë: ”Ju lutem, a mund ta përsëritni pyetjen”.
Pasi gazetarja përsëriti pyetjen, të pranishmit ia plasën gazit, ndërsa DiCaprio tha: “Po…ky është Oscar-i im i parë….Siç thash, jam shumë falënderues”. Inarritu i cili ishte afër DiCaprios, po ashtu nuk mund të ndalej së qeshuri, ku në sallë ngjau një shushurimë.
Në po atë mbrëmje miliona përdorues të rrjetit social Facebook dhe Twitter përqeshën me Moneim, ndërsa një nga xhirimet më të shikuara të ndarjes së Oscar-it u bë pikërisht ajo kur gazetarja egjiptiane parashtroi pyetjen ndaj DiCaprios.