Ekip
17 Qershor 2017•Përditësim: 18 Qershor 2017
RIJAD (AA) - Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, lëshoi një dekret mbretëror me të cilën ristrukturon sistemin shtetëror për ndjekje penale dhe në thelb merr autorizimet shumë vjeçare princit të kurorës për mbikëqyrje të hetimeve penale, raporton Anadolu Agency (AA).
Dekreti mbretëror i publikuar të shtunën, Entin për hetime dhe ndjekje penale e shndërron në Zyrë të prokurorit publik (BIP) dhe urdhëroi që prokurori i përgjithshëm i sapoemëruar drejtpërdrejt ti përgjigjet monarkut.
Princi i kurorës Mohammed bin Nayef, i cili gjithashtu është edhe ministër i brendshëm, ka mbikëqyrur BIP-in dhe kishte të drejtë të caktojë kryetarin e saj. Në vend që të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, enti ishte bashkangjitur Ministrisë së Brendshme, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së policisë dhe agjencive të tjera të sigurisë.
Gama e gjerë e kompetencave të BIP-it, përfshinte hetimin e krimeve, paraqitjen e rasteve, ndjekjen penale të individëve, apelin e vendimeve gjyqësore dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve penale.