Besar Ademi
10 Qershor 2019•Përditësim: 10 Qershor 2019
Një apartment në Kisela Vodë të Shkupit pasditen e sotme është kapluar nga zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga terreni, zjarri në katin e pestë të apartmentit është lokalizuar dhe është nën kontroll, ndërkohë ekipet e zjarrfikësve kanë evakuuar shtatë persona, ndër të cilët kishte edhe fëmijë.
Shkaku i zjarrit tani për tani është i panjohur.