BALLKANI

Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurt

Pjesë e takimit me pjesëmarrjen e zyrtarëve të vdeneve anëtare të SEDM ishte edhe ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj ka theksuar se politika e dyerve të hapura shërben për një rajon më të sigurt

Fatjon Cuka   | 18.09.2019
Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurt

Tiranë

Pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM), në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, që është pjesë e kësaj iniciative, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pjesë e takimit me pjesëmarrjen e zyrtarëve të vendeve anëtare të SEDM ishte edhe ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj ka theksuar se politika e dyerve të hapura shërben për një rajon më të sigurt.

“Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Evropian mund të ndikojë në stabilitetin dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore”, është shprehur Xhaçka, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka, sipas njoftimit, nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit, “si faktor kyç në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.”

Vendet anëtare të SEDM janë Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Slloveni, Serbia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ministeriali i Mbrojtjes së Evropës Juglindore paraqet një proces të integrimit dhe të bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes rajonale.

Krahas SEDM-it, gjatë vitit 2019, Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë drejtimin e Ministerialit të nismës SHBA - Karta e Adriatikut(A-5).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın