BALLKANI

Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, Vuçiq tha: “Është gënjeshtër që Beogradi dëshiron të sulmojë Kosovën. Në të vërtetë, Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës”

11.08.2022 - Përdıtësım : 12.08.2022
Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës

Beograd

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Prishtina zyrtare dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, ku jetojnë serbët, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, Vuçiq tha: “Është gënjeshtër që Beogradi dëshiron të sulmojë Kosovën. Në të vërtetë, Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës”.

Duke pretenduar se Prishtina po përdor situatën në Ukrainë kundër Serbisë, Vuçiq tha se qeveria e Prishtinës po planifikon të sulmojë rajonet e banuara nga serbët në veri të vendit.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se Beogradi po ndjek politikë agresive nga e cila mund të lindë konflikt, Vuçiq tha se “Gënjeshtra të ngjashme po përhapen prej ditësh në mediat botërore”.

Vuçiq tha se mendon se nuk do të jetë i suksesshëm as takimi me delegacionin e Kosovës në Bruksel më 18 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın