Kulturë, BALLKANI

Virtuozi i violinës, Elvin Hoxha Ganiyev, performon në Tiranë

Artisti Elvin Hoxha Ganiyev performoi për artdashësit shqiptarë me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), në Universitetin e Arteve në Tiranë

Fatjon Cuka  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 18.01.2026
Virtuozi i violinës, Elvin Hoxha Ganiyev, performon në Tiranë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Virtuozi i violinës, Elvin Hoxha Ganiyev, ka performuar në Shqipëri me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), transmeton Anadolu.

Artisti Elvin Hoxha Ganiyev performoi për artdashësit shqiptarë në Universitetin e Arteve në Tiranë me orkestrën me dirigjent Gridi Kraja.

Ganiyev interpretoi "Koncertin për Violinë në Re Maxhor, Op. 61" të Ludwig van Beethoven, që konsideohet një nga koncertet më sfiduese në historinë e muzikës.

Orkestra Simfonike e RTSH-së interpretoi dhe pjesë të tjera muzikore.

Të pranishëm gjatë koncertit ishin edhe studentë, artistë dhe përfaqësues të institucioneve.

Fituesi i çmimeve ndërkombëtare, Ganiyev, është ndër brezat e rinj të virtuozëve të violinës në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın