Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
BALLKANI

Vihet nën kontroll zjarri në Krujë

Në operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit morën pjesë 21 automjete zjarrfikëse, tre helikopterë, një dron Bayraktar TB2 dhe dy dronë me kamera termike të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Dzihat Aliju
09 gusht 2026•Përditësim: 09 gusht 2026
Vihet nën kontroll zjarri në Krujë
photo: Agjencia për Media dhe Informim / AA
Tiranë

Zjarri që ndikoi në zonat e banuara në qytetin e Krujës është vënë nën kontroll, ndërsa në përpjekjet për shuarjen e zjarrit mori pjesë edhe Bayraktar TB2, raporton Anadolu.

Ditët e fundit në vend janë shfaqur zjarre në disa zona të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë edhe Krujën.

Në Krujë, ku gjatë gjithë natës vijuan përpjekjet për shuarjen e zjarrit, rreth 300 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, njësive civile të emergjencave dhe Shërbimit Zjarrfikës morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit.

Në zonë, ku ndërhyrja u krye edhe nga ajri, në operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit morën pjesë 21 automjete zjarrfikëse, tre helikopterë, një dron Bayraktar TB2 dhe dy dronë me kamera termike të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Për shkak të zjarrit, banorët e disa zonave të banuara u evakuuan.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vënies nën kontroll të zjarrit, në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale amerikane X, tha se ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, sipas tij, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës.

"Në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Evropës në këtë verë përvëluese", shkroi ai.

Edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ndoqi nga afër operacionin në vendngjarje. Në një deklaratë për mediat, ministri Lamallari tha se zjarri nuk ishte shkaktuar nga faktorë natyrorë, por nga veprimet njerëzore, ndërsa bëri të ditur se policia ka ndaluar të dyshuarin.

Ndërkohë, sipas një njoftimi të Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, në disa qytete edhe sot vijon të jetë i pranishëm rrezik "i lartë" për zjarre.

related_topics:
zjarrShqipëriKrujë
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E mëparshme
Zjarret djegin 45,000 hektarë në rajonin e Atikës në Greqi brenda 91 orëve

Zjarret djegin 45,000 hektarë në rajonin e Atikës në Greqi brenda 91 orëve

MË TË FUNDIT

Vihet nën kontroll zjarri në Krujë

Dy të vrarë dhe 42 të plagosur në sulmet ajrore gjatë natës në Rusi dhe Ukrainë

Zjarr në objektin e kompanisë saudite të naftës, Huthit marrin përgjegjësinë

Ministri i Jashtëm turk: ​​Marrëveshja e Mbrojtjes së Përbashkët e Mekës teknikisht e njëjtë me Nenin 5 të NATO-s

Kontribuon në buxhetin familjar me suvenire të bëra nga materiale të ricikluara

7 vjet më parë adoptoi rosën "Moli", tani pushon me të në ujërat blu të Mesdheut

Agjencia detare e Britanisë: Një anije goditet me predhë pranë Omanit, ekuipazhi është i sigurt

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Zjarri në shtetin amerikan të Washingtonit detyron mijëra njerëz të evakuohen, flakët kërcënojnë 4.000 ndërtesa

Zjarri në shtetin amerikan të Washingtonit detyron mijëra njerëz të evakuohen, flakët kërcënojnë 4.000 ndërtesa

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon pritje me rastin e Javës së Kuzhinës Turke

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon pritje me rastin e Javës së Kuzhinës Turke

Zyrtarët e EBA-së: Zjarr pranë centralit bërthamor në Abu Dhabi pas një sulmi me dron

Zyrtarët e EBA-së: Zjarr pranë centralit bërthamor në Abu Dhabi pas një sulmi me dron

Zjarri pyjor në "zonën e përjashtimit" të Çernobilit vazhdon për të tretën ditë

Zjarri pyjor në "zonën e përjashtimit" të Çernobilit vazhdon për të tretën ditë

Kreu i Këshillit Evropian Costa: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Kreu i Këshillit Evropian Costa: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Zjarri masiv djeg 200 shtëpi në një fshat lundrues në Malajzi

Zjarri masiv djeg 200 shtëpi në një fshat lundrues në Malajzi

Ministri i jashtëm Hoxha: Shqipëria mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës

Ministri i jashtëm Hoxha: Shqipëria mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës

Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës

Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës