BALLKANI

Thaçi: Pa kontributin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e pavarur

Presidenti Thaçi është shprehur se kontributi i shtetit shqiptar dhe i gjithë qytetarëve të Shqipërisë për lirinë e Kosovës, ka qenë shumë i madh

Fatjon Cuka  | 14.06.2019 - Përdıtësım : 15.06.2019
Thaçi: Pa kontributin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e pavarur

Tiranë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës në Tiranë ka dekoruar rreth 50 personalitete nga fusha të ndryshme që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Thaçi gjatë fjalës në aktivitet është shprehur se kontributi i shtetit shqiptar dhe i gjithë qytetarëve të Shqipërisë për lirinë e Kosovës ka qenë shumë i madh.

“I filluam këto ditë të kremtimit të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës së bashku me miqtë ndërkombëtarë, me mesazhet e presidentit Clinton, mesazhet e zyrtarëve të SHBA-ve për progresin e arritur në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Thaçi tha se pa rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “nuk do ta kishim këtë liri dhe nuk do ta kishim as intervenimin e NATO-s".

“Prandaj, pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë, nuk do të ishte as e pavarur. Sikurse pa mbështetjen e Shqipërisë, rrugëtimi ynë për NATO dhe Bashkim Evropian edhe tani do jetë shumë më i vështirë. Prandaj, ishim bashkë në periudhat më të rënda për kombin tonë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe jam i bindur që do të kemi rrugëtim të përbashkët edhe për NATO-n, edhe për Bashkim Evropian, me mbështetje të plotë të Shqipërisë”, ka theksuar presidenti i Kosovës.

Kujtojmë se më 12 qershor, Kosova shënoi Ditën e Çlirimit, ndërsa në manifestimin qendror për nder të 20 vjetorit të hyrjes së këmbësorisë së NATO-s në Kosovë morën pjesë personalitete të ndryshme nga rajoni dhe më gjerë, përfshirë edhe ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın