BALLKANI

Tensione në protestën para Bashkisë së Tiranës

Protesta u shoqërua nga tensionet dhe përplasjet me policinë, pasi protestuesit hodhën molotovë, tymuese dhe sende të tjera ndaj selisë së bashkisë

Fatjon Cuka  | 30.04.2024 - Përdıtësım : 02.05.2024
Tensione në protestën para Bashkisë së Tiranës Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është organizuar një tjetër protestë për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë protesta është shoqëruar përsëri me tensione, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Lirisë, si dhe aktivistëve të shoqërisë civile, para selisë së Bashkisë së Tiranës.

Protesta u shoqërua nga tensionet dhe përplasjet me policinë, pasi protestuesit hodhën molotovë, tymuese dhe sende të tjera ndaj selisë së bashkisë.

Gjatë momenteve të tensioneve u shkaktua edhe zjarr në hyrje të godinës së Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë pjesë e protestës ishin edhe përfaqësues të partive opozitare.

Protestat e fundit organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive".

Organizatorët e protestës së sotme kanë paralajmëruar vijimin e protestave para Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, për shkak të protestës mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës e planifikuar të mbahej sot brenda ambienteve të bashkisë u zhvillua online.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın