BALLKANI

TDV do të shpërndajë kurbane në Maqedoninë e Veriut

Kurbanet që u janë autorizuar Dijanetit dhe TDV-së nga besimtarë prej vendeve të ndryshme, janë therur në fshatin Studeniçan të Shkupit, ndërsa nga nesër do të fillojë shpërndarja

Dzihat Aliju  | 11.08.2019 - Përdıtësım : 12.08.2019
TDV do të shpërndajë kurbane në Maqedoninë e Veriut ( Umeys Sulejman - Anadolu Agency )

Shkup

Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijaneti) dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) do të shpërndajnë pjesë kurbani për rreth 2.000 familje nevojtarë në mbarë Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurbanet që u janë autorizuar Dijanetit dhe TDV-së nga besimtarë prej vendeve të ndryshme, janë therur në fshatin Studeniçan të Shkupit.

Atasheu i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në deklaratën për AA tha se pjesët e kurbaneve të cilat u janë dhënë TDV-së nga mbarë Turqia dhe vende tjera të botës do të shpërndahen tek muslimanët e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se gjatë ditës do të realizojnë therjen e 80 bagëtive të trasha, duke treguar se nga nesër do të fillojnë shpërndarjen e tyre me nga pesë kilogramë.

Alkan tregoi se nga Turqia kanë ardhur 3 vullnetarë që do të realizojnë shpërndarjen e pjesëve të kurbanit, në vende të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.

"Me 80 bagëti të trasha synojmë të arrijmë deri tek përafërsisht 2000 familje. Me këtë edhe ua përcjellim përshëndetjet e atyre që na e kanë besuar neve këtë punë, por edhe personalisht dorëzojm amanetet muslimanëve nga Turqia që ua kanë dërguar atyre", u shpreh Alkan.

Atasheu shtoi se shpërndarjet veçanërisht do të bëhen në qytetet e Strumicës, Radovishit, Vallandovës dhe Shtipit, ndërsa aktivitetet do t'i realizojnë edhe në Dibër, Koxhaxhik, Dëlgash në perëndim të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.