Agim Sulaj
03 Shtator 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për nder të 20-vjetorit të themelimit ka prezantuar sot në sheshin "Zahir Pajaziti" disa nga mjetet që përdoren gjatë punës së tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se këtë javë do të kenë aktivitete të ndryshme, përfshirë aktivitete sportive, hapjen e portave të stacioneve policore për vizitorë, etj.
Mehmeti duke prezantuar disa nga pajisjet e Policisë, përfshirë disa robotë, qen, kanë përgatitur për qytetarët bexhe, fletushka e lapsa të cilët kishin ardhur në shesh t'i shohin nga afër pajisjet policore.
“Ne sot po shënojmë shumë aktivitete në kuadër të 20-vjetorit të themelimi të Policisë së Kosovës që kanë filluar më herët dhe do të zgjasin deri me datë 6 shtator. Ky aktivitet është për qytetarët dhe i ftojmë që të vijnë dhe të njihen për së afërmi me pajisjet tona. Gjithë qytetarët jeni të mirëseardhur për ta festuar ditën e 20-vjetorit të policisë që do të përmbyllet më 6 tetor e ku do të ketë shumë aktivitete. Sukseset tona janë sukses i gjithë qytetarëve”, ka thënë Mehmeti.
Të pranishëm ishin njësite të ndryshme, si Forenzika, Skuadra e bombave, Skuadra e reagimit të shpejtë, e shumë njësi të tjera.
Të premten do të jetë dita përmbyllëse e aktiviteteve të Policisë kur do të shfaqet një film-dokumentar rreth historikut të saj që nga themelimi.