BALLKANI

Shqipëria goditet nga një tërmet

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Shqipërisë (IGJEUM), një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Qarkun e Korçës

Fatjon Cuka   | 01.11.2019
Shqipëria goditet nga një tërmet

Tiranë

Shqipëria është goditur nga një tërmet, duke shkaktuar panik tek banorët, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Shqipërisë (IGJEUM), një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Qarkun e Korçës në orët e mëngjesit.

IGJEUM njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, me thellësi 25 kilometra, ndërsa lëkundje ka patur edhe në qytete të tjera.

Ndërkohë ende nuk ka informacione zyrtare nga institucionet për dëme të mundshme nga tërmeti.

Kujtojmë se Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë u goditën më 21 shtator nga një tërmet me një magnitudë 5.8 sipas shkallës Rihter, i cili u vlerësua nga autoritetet si "tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın