Husamedin Gina
20 Shtator 2020•Përditësim: 21 Shtator 2020
Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endikronologjike "Rritja" tha se në Maqedoninë e Veriut fëmijët me rritje të ngadalësuar diagnostikohen shumë vonë dhe se numri i fëmijëve të trajtuar nga 100-105 në vit duhet të rritet, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endikronologjike "Rritja" sot për herë të shtatë iu bashkua nismës globale për të shënuar Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për fëmijët nën moton: "Zbulimi i hershëm i rritjes së dëmtuar = shëndet për jetën"!.
Kryetari i Shoqatës "Rritja", Aleksandar Petrovski në një deklaratë për mediat me rastin e kësaj dite tha se fëmijët me probleme të rritjes diagnostikohen shumë vonë dhe për këtë fajin e kanë prindërit dhe natyrisht pediatrit e fëmijëve.
"Gjithashtu një faktor i madh është se shteti është i kufizuar. Për 10 vjet janë betonuar me një numër të pacientëve që trajton nga 100 në 105. Shoqata jonë bëri një analizë të hollësishme e cila iu dorëzua ministrit të Shëndetësisë, e cila pa implikime financiare shtesë mund të zgjidhë problemin dhe të paktën ta rrisë atë numër me 10-15 mbase 20 fëmijë", tha Petrovski.
Ai tha se opinioni duhet të kuptojë problemin më seriozisht ndërsa si Shoqatë bëjnë gjithçka që munden, por fatkeqësisht numërojnë në vend.
Profesor dr. Zoran Guçev nga Departamenti i endikronologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup tha se për të trajtuar një fëmijë nuk mjafton të jesh i shkurtër, por duhet të ekzistojë një arsye mjekësore, një sëmundje për t'u trajtuar.
"Po të merrni cilën do shoqëri ose cilin do vend, 3 për qind e fëmijëve nga përkufizimi janë të shkurtër. Pra, në vendin tonë 15 mijë fëmijë janë të shkurtër. Dhe është mjaft e qartë që 15 mijë fëmijë nuk duhet të marrin hormon për rritje. Ata që duhet të marrin hormon të rritjes janë fëmijë të sëmurë. Shtatshkurtësia nuk është sëmundje, është një gjendje", tha dr. Guçev.
Ai theksoi se në thelb ata trajtojnë rritjen xhuxh tha se situata në Maqedoninë e Veriut nuk është aq e keqe, por sigurisht që numri i fëmijëve që do të trajtohen duhet të rritet.
Përvoja botërore tregon se fëmijët me çrregullime të rritjes përballen me një problem shumë serioz i cili konsiston në vonesën e veprimit pas diagnostikimit dhe shërimi i mëtejshëm jo me kohë.
Trajtimi i vonuar i kësaj sëmundjeje çon në pasoja të rënda që në të ardhmen si të rritur do të duhet të durojnë barrën - sëmundja e cila në dukje është e thjeshtë dhe shoqërohet vizualisht me shtat të shkurtër, por në thelb me një bazë serioze në prapavijë dhe pasoja edhe më të rënda.