BALLKANI

Shkup, shënohet Dita botërore e luftës kundër tërbimit

Organizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Oda Veterinare e Maqedonisë, në Shkup u mbajt një tryezë e rrumbullakët për të paraqitur kornizën ligjore dhe sfidat për përmirësimin e sistemit të përgjithshëm për mbrojtje nga sëmundja.

Husamedin Gina  | 28.09.2020 - Përdıtësım : 29.09.2020
Shkup, shënohet Dita botërore e luftës kundër tërbimit

Shkup

Nën moton “Zero raste të vdekjes nga tërbimi deri në vitin 2030” edhe sivjet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Maqedoninë e Veriut u angazhua në shënimin global të 28 shtatorit, Ditës botërore për luftë kundër tërbimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e kësaj dite, në Shkup, organizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Oda Veterinare e Maqedonisë, u mbajt një tryezë e rrumbullakët për të paraqitur kornizën ligjore dhe sfidat për përmirësimin e sistemit të përgjithshëm për mbrojtje nga sëmundja.

Para fillimit të tryezës së rrumbullakët, Firus Memed, zëvendës drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe Tomislav Nikollovski, kryetari i Odës Veterinare të Maqedonisë, dhanë deklaratë për media.

Duke theksuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdimisht po ndërmerr aktivitete për të kontrolluar dhe mbajtur situatën pozitive epidemiologjike me tërbimin, zëvendës drejtori Memed tha se në 30 vitet e fundit sëmundja nuk është paraqitur tek kafshët, përveç një mace në vitin 2012 në Radovish.

"Ne vazhdojmë me vaksinimin oral dy herë në vit si institucion veterinar dhe bazuar në vaksinat e kryera orale marrim mostra përmes shoqatave të gjuetisë, bëjmë analiza dhe monitorojmë nga afër situatën e përgjithshme", tha Firus Memed.

Tomislav Nikollovski, kryetari i Odës Veterinare të Maqedonisë, tha se ligjet nga sfera e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve dhe shëndetit të njerëzve janë të harmonizuar me ato evropiane.

“Mendoj se duhet edhe shumë për të bërë, të veprohet në vetëdijen e njerëzve ruajtës të kafshëve shtëpiake, të rritet përgjegjësia e tyre, praktikisht nga aspekti edhe i mirëqenies, ndërsa veçmas në raport me mbrojtjen shëndetësore të kafshëve ku çështja kyçe është pikërisht vaksinimi kundër tërbimit”, theksoi Nikollovski.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Oda Veterinare e Maqedonisë gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve për kujdes të përgjegjshëm të kafshëve shtëpiake dhe vaksinimin e tyre kundër tërbimit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut, rasti i fundit i një personi me tërbim është regjistruar në vitin 1976.

Në të gjithë botën, kjo sëmundje e rrezikshme vret 70 mijë njerëz në vit.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın