BALLKANI

Shkruhet e më pas fshihet grafiti me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës”, ka shkruar Mustafi.

Agim Sulaj  | 07.09.2025 - Përdıtësım : 07.09.2025
Shkruhet e më pas fshihet grafiti me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc Foto: Ragmi Mustafi/FB

Prishtinë

Emri i ish-gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, Ratko Mlladıqö bashkë me simbole nacionaliste serbe është shkruar dhe më pas është fshirë në sheshin e qytetit të Bujanocit, komunë me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, në Serbi, transmeton Anadolu.

Ish-kryetarı i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili aktualisht është këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas grafitit me emrin e kriminelit të luftës në sheshin e Bujanovcit, duke shfaqur disa fotografi.

Sipas Mustafit, ai fillimisht ka kërkuar reagim nga institucionet shtetërore në Serbi dhe nga policia, por si shkak i mosreagimit të tyre, ka marrë vetiniciativë për fshirjen e grafitit.

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës – ‘РАТКО МЛАДИЋ’ me simbolet nacionaliste me katër ‘C’”, shkroi ai.

Mustafi tha se veprimi i tij ishte një akt për ata që ende kanë nevojë për drejtësi dhe ata që nuk guxojnë të flasin dhe që nuk janë pajtuar kurrë.

Mustafi tutje thotë se në këtë qytet ishin shfaqur më herët grafite me thirrje për vrasjen e shqiptarëve, tek Shtëpia e Shëndetit, por edhe në këtë rast institucionet kishin heshtur.

Ai tha se kjo është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional.

Me 22 nëntor 2017, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë e kishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Ai u akuzua për vrasjen e mbi tetë mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın