Ekip
11 Mars 2019•Përditësim: 12 Mars 2019
Ekipet e Anadolu Agency (AA) në 7 vitet e fundit nga hapja e servisit në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe (BHS) ishin në terren për të ndjekur të gjitha ngjarjet e rëndësishme si në Bosnjë e Hercegovinë ashtu edhe në rajon duke filluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.
Servisi i AA-së në BHS u hap më 11 mars të vitit 2012 pranë Drejtorisë Rajonale për Ballkanin, që njëherit ishte dhe hapërim i kësaj shtëpie mediatike me traditën shekullore pas së cilës pasuan hapjet e serviseve tjera, numri i të cilëve sot arrin në 13.
Servisi i AA-së në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe në vitet e fundit është bërë partner global i ngjarjeve më të rëndësishme rajonale nga sfera të ndryshme, përfshirë konferencën e investimeve "Sarajevo Business Forum" nga fusha e ekonomisë si dhe sponsorimet e mëparshme të Festivalit të Filmit në Sarajevë, Festivalit të Filmit Dokumentar - Al Jazeera, "Sarajevo Halal Forum" dhe sponsorizimi i aktiviteteve sportive.
Përveç servisit në gjuhën turke, në kuadër të rrjetit global të AA, veprojnë servisi në gjuhën angleze, arabe, ruse, BHS, shqipe, maqedone, persishte, dy dialektet e gjuhës kurde, spanjolle, indoneziane dhe franceze.
Anadolu Agency është themeluar më 6 prill të vitit 1920 me vendim të Mustafa Kemal Ataturk në periudhën e luftës çlirimtare dhe themelimit të Republikës së Turqisë. AA kishte një rol të rëndësishëm pasi që përçonte zërin e luftës të popullit turk për pavarësi.
Gjatë nëntë dekadave e gjysmë të kaluara AA nuk është ndalur në garën maratonike në fushën globale të agjencisë dhe gazetarisë.
Duke zbatuar vizionin e saj të qartë të punës dhe zhvillimit si dhe duke respektuar parimet e raportimit të besueshëm, të paanshëm, moral dhe të shpejtë, AA hapëron në mënyrë të sigurtë drejt përvjetorit të 100 vjetorit të ekzistencës, me çka institucione të rralla të këtij lloji mund të mburren.