Sefa Mutlu
06 Shtator 2022•Përditësim: 07 Shtator 2022
Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar sot në Sarajevë Bakir Izetbegoviqin, nënkryetarin e parë të Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u mbajt në godinën e Asamblesë Parlamentare të BeH-së pa praninë e mediave.
Presidenti turk Erdoğan ndodhet për një vizitë zyrtare në BeH, gjatë së cilës u takua edhe me anëtarët e Presidencës së BeH-së.
Delegacioni turk i udhëhequr nga presidenti Erdoğan gjithashtu u takua me deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të BeH-së.