BALLKANI

Prezantohet programi i bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës në aktivitet theksoi se me Zvicrën nisin një fazë tjetër të programit të bashkëpunimit, sipas saj, si shenjë e rëndësishme e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve

Fatjon Cuka  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 15.05.2022
Prezantohet programi i bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Gjatë një ceremonie në Tiranë është prezantuar programi i bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër 2022-2025, i cili fokusohet në fushat e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, në shërbimet infrastrukturore dhe në sektorin e shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitet ishin të pranishëm disa ministra të Shqipërisë, deputetë, drejtues të bashkive në Shqipëri dhe përfaqësues nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës në aktivitet theksoi se me Zvicrën nisin një fazë tjetër të programit të bashkëpunimit, sipas saj, si shenjë e rëndësishme e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

"Zvicra e ka mbështetur qeverinë shqiptare në tranzicionin e saj politik, social dhe ekonomik që prej vitit 1992. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës që prej atëherë janë përqendruar në fusha të ndryshme, si tregtia, bashkëpunimi ekonomik, mbrojtja e investimeve dhe siguria sociale, pra në të gjitha aspektet më të rëndësishme. Të dy vendet ndajnë interesin e tyre të përbashkët për zhvillim dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit”, tha ajo.

Sipas saj, bashkëpunimi që prezantohet sot nuk është vetëm një strategji e radhës, por është “një dokument pune për të dyja palë për të çuar përpara projekte konkrete, të cilat mbështetshin dhe janë të bazuara në reformat kryesore të qeverisë”.

Ministrja Ibrahimaj tha se nëpërmjet këtij programi gjatë viteve 2022-2025 të dy vendet do të punojnë në arritjen e rezultateve në katër fusha kryesore, si në qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe punësimin, shërbimet infrastrukturore dhe shëndetësia.

Ibrahimaj shtoi se për hartimin e dokumentit të bashkëpunimit janë organizuar këshillime të ndryshme me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin privat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın